Për Euronews, protestat kundër projekteve turistike të lidhura me investimin e Jared Kushner në Shqipëri nuk janë më vetëm një debat për mjedisin apo zhvillimin ekonomik. Media panevropiane e paraqet situatën si një çështje që ka marrë përmasa diplomatike, duke sjellë përplasje të drejtpërdrejtë mes Tiranës dhe Teheranit.