Dronët, ashtu sic është paralajmëruar prej kohësh, po kthehen në një element kyc të luftës moderne, e pas Ukrainës, kjo situatë vihet re dhe në Jemen. Rebelet atje shpesh kanë përdorur edhe pajisjet pa pilotë për të kryer sulme në Detin e Kuq, por Shtetet e Bashkuara së fundi i paraprinë goditjet e tyre. Forcat amerikane rrëzuan gati 10 dronë që po përgatiteshin të sulmonin objektiva në zonë.