Vetëm pak orë pas fillimit të sulmit të tmerrshëm të Hamasit, Shtetet e Bashkuara nisën anije luftarake dhe avionë në rajon për t'i ofruar Izraelit gjithçka që i nevojitej për t'u përgjigjur. Po kështu forca të operacioneve speciale po ndihmojnë aktualisht ushtrinë izraelite me planifikimin e operacioneve, si dhe me informacione zbulimi.