Turmat e turistëve dhe të pelegrinëve si dhe bandat muzikore me kostumet shumëngjyrëshe të Babagjyshit këtë vit mungojnë në qytetin e Betlehemit në Bregun Perëndimor. Vendi i lindjes së Jezusit, I cili në këtë periudhë kthehet në kryeqendër të festimeve, kësaj here ka fikur dritat festive për shkak të luftës që po ndodh në Gaza. Drejtuesit e Kishës në Jerusalem së bashku me këshillin e qytetit të Betlehemit vendosën muajin e kaluar që të heqin dorë nga çdo festim këtë Krishtlindje, duke u solidarizuar kështu me banorët e Gazës.