Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë tronditur tregjet ndërkombëtare. Nafta Brent u ngjit mbi 91 dollarë për fuçi, pas paralajmërimit të presidentit Donald Trump për një goditje të fortë ndaj Teheranit. Frika nga përshkallëzimi i konfliktit dhe rritja e inflacionit shkaktoi rënie në bursat kryesore botërore.