Situata gjeopolitike në botë dhe konflikti në lindjen e mesme gjithnjë e më shumë po përkthehet në një rrezik dhe për ekonominë tonë vendase. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në turin e takimeve në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), të zhvilluara në Uashington vuri theksin tek pasojat e konfliktit edhe në Shqipëri e në fokus rrezikun e luhatjes së inflacionit si pasojë e rritjes së çmimit të naftës.