Top Channel/ Lufta për supën, UNESCO shton në listë “Borsch: Gatim ukrainas, jo rus
01/07/2022 22:35

Agjencia kulturore e OKB-së ka shtuar gatimin e borsch - një supë e bërë zakonisht me panxhar dhe patate - në Ukrainë në listën e saj të trashëgimisë kulturore jomateriale të rrezikuar.UNESCO tha se lufta në Ukrainë kishte "kërcënuar" gatimin e borsch. "Fitorja në luftën për borsch është e jona!" tha Ministri i Kulturës i Ukrainës, Oleksandr Tkachenko, ndërsa vetë moskovitët janë ndarë në dy për këtë vendim. Alexey Gorbunov: "Sigurisht, (borshch) është pjesë e trashëgimisë ruse dhe ukrainase, por mendoj se është një simbol i qartë i Ukrainës Tatyana, pensioniste,: "Borshch nuk ka kombësi! Ashtu si buka, patatet, lakra Çfarë kombësie mund të ketë?!" Irina Velizhantseva: "Mendoj se UNESCO mori vendimin e duhur sepse borshi ukrainas është një markë." Ministria e Jashtme e Rusisë e përqeshi veprimin duke deklaruar se versioni rus i gjellës nuk ka nevojë për mbrojtje. Ndërsa Ukraina e konsideron borschin si pjatën e saj kombëtare, ai gjithashtu konsumohet gjerësisht në Rusi, vende të tjera ish-sovjetike dhe Poloni. Vitet e fundit, statusi i saj si një pjatë ukrainase ose ruse është debatuar ashpër në mediat sociale, duke çuar në një intensifikimin e asaj që disa e kanë quajtur "lufta e borsch". Në vitin 2020, Ukraina aplikoi për të shtuar gatimin në listën e trashëgimisë kulturore të rrezikuar të UNESCO-s dhe vendimi për ta shtuar atë në listë do të merrej në vitin 2023. Por procesi i vendimmarrjes u përshpejtua për shkak të pushtimit rus të Ukrainës tha Unesco në një deklaratë për shtyp.

Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21