Edhe pse fitorja e nominimit republikan nga Donald Trump duket aq e mundshme sa shtyu dhe guvernatorin e Floridës, Ron de Santis të tërhiqej nga gara, Nikki Haley sërish beson se ka ende shpresa ndaj tij. Ish ambasadorja e SHBA-së në OKB pretendon fitore në Nju Hempshër, ku mbahen sot zgjedhjet paraprake.