Top Channel/ Lufta për energji, Gjermania do gazin kanadez për industrinë
24/08/2022 23:30

Lufta e re energjetike botërore sapo ka filluar, këtë e dëshmon edhe udhëtimi i fundit i kancelarit gjerman Olaf Scholz në Kanada. Gjermania po shikon nga e ardhmja, po bën sot atë që duhet të kishte bërë njëzet vjet më parë. Misioni i Scholz-it në Kanada trajtonte shumë tema, lajmet u fokusuan në furnizimet me gaz natyror dhe hidrogjen. Përgjigja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau nuk është ngushëlluese. Kanadaja ka shumë gaz, por "në vendet e gabuara". Ka plane për të ndërtuar terminale të rinj në brigjet e Atlantikut të Kanadasë, pra përballë Evropës, por do të duhen vite që të jenë gati. Por me rëndësi strategjike, pra loja më interesante ka të bëjë me blerjet e litiumit dhe mineraleve të tjera të rralla për bateritë që industrisë gjermane te automjeteve do t'i duhen gjithnjë e më pasi dëshiron të konvertojë makinat me karburant në elektrike. Kanadaja është një lojtar kyç në lojën e madhe gjeostrategjike pasi zotron toka te rralla dhe minerale apo metale si litiumi. Sigurisht që këtë e kanë kuptuar Mercedes Benz dhe Volksëagen, të cilët me rastin e vizitës së Scholz nënshkruan marrëveshje me partnerët kanadezë për të siguruar akses në nikel, kobalt dhe litium, tre komponentë thelbësorë për bateritë. Parashikimet e Bloomberg shohin një rritje të shitjeve të makinave elektrike nga 10% e totalit të vitit të kaluar në 40% deri në vitin 2030. Por të gjithë prodhuesit e makinave elektrike janë në një situatë varësie të rrezikshme nga Kina pasi ajo kontrollon 80% të prodhimit botëror të komponentëve të makinave elektrike. Kohët e fundit, prodhuesi më i madh global i baterive, CATL i Kinës, njoftoi se do të ndërtojë fabrikën e dytë evropiane giga në Hungari, për të furnizuar industrinë gjermane. Nga gjashtë prodhuesit kryesorë botërorë, dy të parët janë kinezë, të ndjekur nga tre koreanë dhe një japonez. Gjermania e ka kuptuar se gara për të siguruar furnizime të sigurta me minerale të rralla ka filluar tashmë prej shumë vitesh dhe kinezët aktualisht po e fitojnë atë.

Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21
Top News – Fundi i qeverisë Netanyahu…!!! Rivali pranë mandatit për krijimin e kabinetit të ri
05/11 15:20
Top News – Pezullohet dëbimi i afganëve / Gjykata amerikane ‘mgrin’ planin: U rrezikohet jeta
05/11 15:07
Top News – Erdogan ‘do ndalë’ luftën Rusi-Ukrainë / Do flasë me Putinin pas takimit me Zelenskin
05/11 13:51
Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11 13:43
Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48