Top Channel/ Lufta në Ukrainë, Trump i jep ultimatum Zelensky-t: Pres përgjigje deri në…
21/11/2025 22:12

Donald Trump ka konfirmuar raportet se i ka dhënë Volodymyr Zelensky- t një ultimatum për t’iu përgjigjur planit 28-pikësh të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës deri më 27 nëntor, Ditën e Falënderimeve.” Ne mendojmë se “është një kohë e mirë”, tha presidenti i SHBA-së. Megjithatë, ai la një “dritare” për zgjatjen e afatit nëse bisedimet me Ukrainën “shkojnë mirë”. Duke folur në radion Fox News, siç raportohet nga BBC, Trump u pyet në lidhje me propozimin 28-pikësh, për të cilin ai tha se SHBA-të “janë pjesë e tij për një arsye ne duam që vrasjet të ndalen”. Lidhur me shqetësimet se Rusia mund të paraqesë në të ardhmen një kërcënim për shtetet baltike ose pjesë të tjera të Evropës, Trump tha se Moska nuk do ta bënte. “Ata nuk po kërkojnë më shumë luftë”, vuri në dukje ai, “ata tashmë po ndëshkohen”. Në intervistën e tij, ai këmbënguli se Ukraina do të humbiste më shumë territor “në një periudhë të shkurtër kohore” nëse lufta vazhdon. Zelensky i ka thënë administratës Trump se është gati të negociojë, por Shtëpia e Bardhë dhe tani vetë Trump po shtyn që plani të nënshkruhet deri në Ditën e Falënderimeve, të enjten e ardhshme, më 28 nëntor. Kujtohet se plani me 28 pika e detyron Kievin, ndër të tjera, të lëshojë territor shtesë, të bjerë dakord se nuk do t’i bashkohet kurrë NATO-s dhe të pranojë një amnisti të plotë për rusët që dyshohet se kanë kryer krime lufte.

Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52
Top News – Arrestohet ushtari amerikan në Britani / Akuzohet se spiunonte për llogari të Rusisë
11/11 11:52
Top Channel/Ambasadori i SHBA në Kosovë, Trump nominon një ekspertë shëndetësie dhe teknologjie!
11/11 11:46
Top Channel/ Dështon mocioni kundër Hegseth, Trump: “Një patriot i madh u shpall i pafajshëm”!
11/11 11:29
Top Channel/ Bisedimet Ukrainë-Rusi, Zelensky rrëfen çfarë i thanë negociatorët e Moskës!
11/11 11:28
Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30