Sekretarja e jashtme britanike, Lizz Truss beson se lufta ne Ukrainë mund të zgjasë deri në dhjetë vjet. Shefja e diplomacisë së Mbretërisë së Bashkuar u tha në fjalimin e saj të politikës së jashtme aleatëve perëndimorë se Rusia e Vladimir Putin është më pak e besueshme edhe se ish-Bashkimi Sovjetik. Udhëheqësi rus është një 'operator mashtrues i dëshpëruar' që nuk duhet të shpërblehet për agresionin e tij, ishte komenti i Truss.