“Shpejt do të ketë paqe”, ishte mesazhi më i fundit i Donald Trumpit për situatën në Lindjen e Mesme. Por në të njëjtën kohë, shefi i Shtëpisë së Bardhë la të kuptohet se nuk është e pamundur që Shtetet e Bashkuara të përfshihen në konfliktin Iran-Izrael. Sipas mediave të huaja madje, Trump thotë se është “i hapur” që homologu rus Vladimir Putin të jetë një ndërmjetës.