Edhe pse është njëri prej eventeve më të shumëpritura të vitit për to, kishat në Betlehem kanë vendosur të anulojnë festimin e Krishtlindjeve këtë vit në shenjë proteste ndaj luftës në Gazë. Qyteti palestinez, që njihet si vendlindja e Krishtit, do të jetë i zymtë për festa e nuk do të ketë as show dritash, as fishekzjarre e as bredh Krishtlindjesh. Tre kishat kryesore – Kisha Ortodokse Greke, Armene dhe Katolike – janë pajtuar të mbajnë vetëm ceremoni fetare.