Top Channel/ Lufta me zjarret në Greqi/ Panik në periferi të Athinës, evakuohen mbi 1000 persona
26/06/2025 22:29

Në ditën më të nxehtë të qershorit kur temperaturat në shumë zona të vendit kanë kaluar mbi 38 gradë celcius , 130 zjarfikës dhe dhjetëra vullnetarë po përpiqen për orë të tëra të kontrollojnë disa vatra zjarri pranë qytetit bregdetar të Palaia Fokaias, 40 km) në jug të Athinës. Mbi 1000 persona janë evakuuar nga katër fshatra Triantafyllia, Charakas, Katafygi, Tourkolimano dhe qyteza e Thymarit pas mesazheve të njëpasnjëshme nga numri i emergjencës civile 112. Dhjetëra shtëpi janë shkrumbuar dhe të tjera kanë pësuar dëme, ndërsa ndihmë për evakuimin e banorëve që rrezikoheshin nga zjarri dhe tymi i dendur që ka mbytur zonën, kanë dhënë edhe forcat policore. Deri në orët e mbrëmjes së të enjtes 12 avionë dhe 12 helikopterë zjarrfikës, forca të Ushtrisë dhe të Rojës Bregdetare, autocisterna uji të bashkive lokale dhe vullnetarë janë përpjekur për të kontrolluar vatrat e shpërndara dhe për të parandaluar që flakët të shkojnë drejt pyllit të virgjër të Lavrios. Anije të Rojës Bregdetare dhe një barkë Zjarrfikëse janë vendosur në vijën bregdetare për të shuar zjarrin. Zjarret kanë qenë të shumta gjatë gjithë javës në vend dhe autoritetet e Mbrojtjes civile paralajmërojnë për rrezikshmëri edhe në orët e ardhshmë deri nëf undjavë kur pritet të bien temperaturat dhe fuqia e erës. Megjithëse qeveria greke ka rritur buxhetin e mjeteve mbrojtëse dhe ka përforcuar brigadat e zjarrfikësve me mjete dhe njerëz , zjarret vazhdojnë të djegin shumë zona edhe për shkak të thatësirës dhe temperaturave tepër të larta.

Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34