Top Channel/ Lufta me flakët dhe nxehtësia përvëluese… Greqia gjen zgjidhjen, urdhër: Mos punoni
07/07/2025 18:08

Autoritetet greke urdhëruan pushime të detyrueshme nga puna në zonat ku temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë Celsius. Disa pjesë të Greqisë u përfshinë nga një valë e të nxehtit ekstrem, që pritet të zgjasë deri të enjten. Ministria e Punës ndaloi punën fizike jashtë dhe shpërndarjen e ushqimit nga ora 12:00 deri në orën 17:00. Urdhri do të zbatohet kryesisht në rajonet qendrore të Greqisë dhe në disa ishuj. Punëdhënësve iu kërkua, gjithashtu, të ofrojnë mundësi pune nga distanca. Në Athinë nuk u mor ndonjë masa emergjente, pasi vala aktuale e të nxehtit në kryeqytet nuk konsiderohet e pazakontë. Meteorologët presin temperaturat më të larta të martën dhe të mërkurën, ndërsa parashikojnë një rënie të lehtë, në rreth 35 gradë, kah fundi i javës. Temperaturat më ekstreme pritet të shënohen në zonat e ulëta të rajoneve qendrore të Greqisë. Në ishuj dhe përgjatë bregdetit, temperaturat pritet të jenë tre deri në pesë gradë më të ulëta sesa në pjesën kontinentale dhe në qendrat urbane. Ndër rekomandimet më të rëndësishme për qytetarët janë: shmangia e qëndrimit jashtë gjatë orëve të nxehta të mesditës, konsumimi i shumtë i ujit, shmangia e alkoolit, ngrënia e ushqimeve të lehta dhe evitimi i aktiviteteve sportive në ambient të hapur. Për të ndihmuar personat më të cenueshëm, si të pastrehët apo ata që nuk kanë ajër të kondicionuar, shumë qytete dhe komuna kanë vënë në dispozicion ambiente me ajër të kondicionuar, ku njerëzit mund të strehohen. Temperatura të larta janë duke mbizotëruar edhe në pjesë të tjera të Evropës, përfshirë edhe rajonin e Ballkanit.

Top Channel/ Trump shpërthen ndaj Starmer: Mos dorëzo ishujt në Oqean
18/02 23:28
Top Channel/ Greqia kopjon Italinë për emigrantët, synon kampe në Afrikë
18/02 23:01
Top News- Orteku shkëputet nga mali dhe zhduk grupin e skiatorëve, aventura kthehet në tragjedi
18/02 23:00
Top News- Stuhi të papara dëbore dhe acari, anulohen fluturimet, kaos në disa rajone të Rumanisë
18/02 22:54
Top News- Qeni merr vëmendjen në Lojërat Olimpike, hyn në pistë dhe kërkon medaljen e artë
18/02 22:37
Top News- Rusia do luftën jo paqen! Zelensky shpërthen ndaj Moskës: Nuk lëshojmë territoret
18/02 22:30
Top News- Tragjedi në minierë, 37 minatorë humbin jetën pas lutjes ë mëngjesit
18/02 22:00
Top News- ‘Bos fantazme’ i drogës, kapet në Itali vëllai i deputetes demokrate
18/02 20:51
Top Channel/ Zelensky akuza Rusisë: Nuk do paqe! Raundi i tretë pa rezultate konkrete
18/02 20:00
Top News – Ramazani mbërrin në Gaza / Nën një armëpushim të paqëndrueshëm, festë e zbehtë
18/02 16:42
Top News – Kthehet festa më e madhe në botë / Karnavalet e Rios, spektakël e kërcim deri në agim
18/02 16:36
Top News – Peshkaqeni i bardhë ‘zë në pritë’ zhytësit/Pamje rrënqethëse, lëshohet alarmi në Australi
18/02 16:21
Top Channel/ Skandali Epstein trondit Britaninë, nën hetim fluturimet e “Lolita Express”
18/02 15:30
Top News – Asnjë përparim i dukshëm / Përfundojnë bisedimet ‘e vështira’ Rusi-Ukrainë
18/02 15:17
Top News – Rusia dërgon luftanije në Iran / Përballë aeroplanmbajtëseve të Trumpit, lojëra lufte
18/02 14:38
Top News – Kanadaja del nga ‘sqetulla’ e SHBA. Investon miliarda dollarë për forcimin e ushtrisë
18/02 14:19
Top Channel/ Ortek në Kaliforni, 10 skiatorë zhdukur! Ekipet kërkojnë në Castle Peak
18/02 12:12
Top Channel/ India synon kryesimin global të AI! Plan 100 miliardë dollarë për qendra të dhënash
18/02 12:10
Top Channel/ Kriza godet industrinë gjermane, 124 mijë vende pune humben në uzinat e makinave
18/02 12:09
Top Channel/ “Lejohet të rrahësh gruan”! Ligji i ri në Afganistan, talebanët rregulla brutale
18/02 12:06
DIGITALB DIGITALB