Top Channel/ Lufta kushton 100 miliardë dollarë/ Ekonomistët izraelitë: kosto shumë e lartë
02/10/2024 23:18

Lufta kushton. Shumë madje. Jo vetëm nga pikëpamja njerëzore. Konflikti në Lindjen e Mesme po paraqet një kosto shumë të lartë për Izraelin, i cili, ndër të tjera, është i angazhuar në shumë fronte. Fillimi i operacioneve në Liban dhe konflikti tashmë i hapur me Iranin vetëm sa do të rrisë më tej shpenzimet pas asaj që ndodhi në Gaza. Ekonomistët izraelitë kanë bërë llogaritjet: "kostot aktuale variojnë midis 67 miliardë dollarë (vlerësuar nga banka qendrore izraelite) dhe 120 miliardë dollarë. Në gusht, banka qendrore izraelite bëri një vlerësim të parë të kostos së konfliktit për Izraelin midis 2023 dhe 2025 në 67 miliardë dollarë (nga të cilat 32 miliardë vetëm për shpenzimet ushtarake), e barabartë me pothuajse 13% të prodhimit brendshëm bruto (PBB) të vendit. Kësaj shifre iu shtuan edhe kostot 10 miliardë dollarë për të financuar transferimin e afërsisht të 100 mijë izraelitëve, të cilët duhej të linin shtëpitë e tyre pranë Rripit të Gazës ose kufirit me Libanin, pasi ishin shënjestruar nga raketat e Hamasit dhe Hezbollahut. Shumë e lartë është edhe kostoja me të cilën duhet të përballet Izraeli për të mbrojtur territorin me dronë inteligjentë. Kompania “Iron Dome” që ka dalë garant se arrin të rrëzojë jo më pak se 90% të raketave që hyjnë në territor, ka një çmim prej 50 mijë dollarësh për çdo kundër-raketë që lëshon ndaj sulmeve dhe prej 2011, shpenzimet kanë shkuar afërsisht 3.5 miliardë dollarë.

Top News – Fundi i ISS po afron, SHBA në telashe/ Kina do të ‘pushtojë’ hapësirën, do mbetet e vetme
22/03 17:42
Top News – Franca dhe Gjermania mesazh Kurtit/ ‘Ulu në tryezën e dialogut me Serbinë’
22/03 17:40
Top News – Beteja për Parisin dhe Marsejën / Francezët në balotazhin e zgjedhjeve lokale
22/03 17:13
Top News – Japonia ‘duarlidhur’ për Hormuzin / ‘Pastrojmë minat nëse arrihet një armëpushim’
22/03 17:12
Top News – ‘Jam i lumtur që ka vdekur!’ / Trondit sërish Trump, ‘pandjeshmëria’ në nivel të ri
22/03 17:10
Top News – Bazat amerikane, mbrojtje apo rrezik…? Vendet e Gjirit në dilemë: Lufta e Netanyahut
22/03 16:25
Top News – Meloni para sfidës së madhe / Dy ditë referendum për reformën në drejtësi
22/03 16:23
Top News – Shpërthim i jashtëzakonshëm meningjiti / Shtohen rastet në Britani, dy viktima deri tani
22/03 16:22
Top Channel/ Gjashtë kushtet e Iranit për paqe/ Plani për ti dhënë fund luftës, Teherani del me…
22/03 15:42
Top Channel/ Izrael, 162 të plagosur nga Irani/ Netanjahu: Të na bashkohen vendet e tjera
22/03 15:04
Top News – Të armatosur deri në dhëmbë… Marinsat e Trumpit gati të pushtojnë fortesat e Iranit
22/03 13:42
Top News- Lufta, jashtë kontrollit të Trump / Tre javë më vonë…konflikti me Iranin përshkallëzohet
22/03 13:33
Top News – Irani do të sulmojë Londrën me raketa…!? Britania nuk sheh prova, ‘Trump flet për vete’
22/03 13:21
Top News – Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç…Irani i përgjigjet Trumpit: Anijet e armikut ‘jo’
22/03 13:16
Top News – Kuba në errësirë, rrjeti në kolaps / Ndërpritet energjia në gjithë vendin, hera e dytë
22/03 13:08
Top News – Evropa brenda rrezes së Iranit / Regjimi ‘gris’ kufizimet për raketat balistike
22/03 13:07
Top Channel/ Ekspertët: Britania e pambrojtu/ Garancia vjen nga sistemet mbrojtëse të amerikanëve
22/03 11:29
Top News – Bota shokohet, goditja më e largët e Iranit / Arrin lehtësisht Berlinin, Parisin e Romën
22/03 11:21
Top News – Irani trondit Izraelin / Goditje ‘direkte me raketë’, dhjetëra të plagosur
22/03 11:20
Top Channel/ Lufta për ujin në Gjirin Persik/ Frikë për impiantet e shkriptëzimit, Anglia çon nëndetësen në detin arabik
22/03 11:19
DIGITALB DIGITALB