Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, së bashku me Kryeinspektoren e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, dhe Nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, ndoqën nga afër inspektimet ndaj disa objektive, të konstatuara në tejkalim të lejes së miratuar, në zonën e Farkës. Ministrja Koçiu theksoi se ndryshimet ligjore tashmë në fuqi janë të qarta dhe nuk lënë hapësirë për interpretim.