Klodian Braho raporton në Komisionin për Nismat Qytetare, ku po shqyrtohet veprimtaria e SPAK. Komisioni për Nismat Qytetare, ka në fokus të diskutimeve dy projektrezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve kryesore. Në mbledhje do të shqyrtohet projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për vitin 2025”, ku raportimin do ta bëjë kreu i SPAK, Klodian Braho.