Pushtimi i Ukrainës i dha një goditje të re ekonomisë së gjunjëzuar turke, e cila varet ndjeshëm nga të dyja këto vende përsa i takon të ardhurave te saj nga turizmi. Të dëshpëruara, agjensitë turistike vendase thonë se po përgatiten për humbje të mëdha; ritmi i rezervimeve është ngadalësuar ndjeshëm përpara sezonit të jetik veror për këtë industri, e cila ende nuk ka arritur ta marrë veten sic duhet nga pandemia e koronavirusit.