Gjithmonë e më shumë ekspertët ushtarakë po shprehen se lufta e tretë botërore mund të nisë nga Azia, dhe bazat për të tilla pretendime, nuk mungojnë. Pika më e nxehtë mbetet Tajvani; provokimet e Pekinit ndaj ishullit të pabindur, sa vjen e bëhen më të forta. Autoritete tajvaneze pohuan së fundi se ka pasur një incursion të madh avionësh bombardues kinezë të djelën.