Top Channel/ LUFTA e fshehtë e Rusisë ndaj vendeve të NATO-s me parulla, zjarrvënie e bomba
10/07/2024 21:12

Zjarre në magazinat e armëve të lidhura me Ukrainën, kamera të fshehta në trenat e trupave ukrainase dhe vandalizëm ndaj automjeteve, janë stilet më të fundit të “luftës së errët” të Rusisë ndaj vendeve anëtare të NATO-s, shkruan rrjeti amerikan CNN. Rusia raportohet se ka nisur një fushatë sabotazhesh në vendet anëtare të aleancës duke shënjestruar linjat e furnizimit për Ukrainën dhe vendim-marrësit e tyre, thonë zyrtarë të lartë të NATO. Këto burime flasin për një përshkallëzim të luftës ‘hibride’ të Rusisë muajt e fundit duke përfshirë sabotazhin e linjave të furnizimit, “që prej pikës së prodhimit, te ato të magazinimit dhe shpërndarjes. “Rusia po përpiqet të intimidojë aleatët tanë”, tha zyrtari anonim”. Moska refuzon pretendimet si të pabaza, por ato ishin në fakt në axhendën e takimit të 75 vjetorit të NATO-s që nisi dje në Uashington. Disa arrestime të fundit të profilit të lartë kanë zbuluar natyrën kaotike të atentateve të inteligjencës së Kremlinit që prej nisjes së konfliktit në Ukrainë. Vitin e kaluar 14 ukrainas e dy bjellorusë u arrestuan në Poloni si të dyshuar se punonin për inteligjencën ruse. Një 24 vjeçar ukrainas u dënua me gjashtë vjet burg pasi merrte urdhra nga shefi tij rus i quajtur Andrzej, me të cilin kontaktonte në rrjetin Telegram prej shkurtit 2023. Andrzej e kishte paguar të riun për shkruar e shpërndarë parulla kundër luftës në Poloni por detyrat bëheshin gjithnjë e më komplekse. Në një intervistë me CNN nga burgu, Maxim tha se ishte larguar nga Ukraina drejt Polonisë për t’i shpëtuar varfërisë. Ai shton se nuk ndjehej i detyruar të luftonte në Ukrainë Ndërsa muajin e kaluar një zjarr i dyshimtë goditi një fabrikë armësh jashtë Berlinit në Gjermani dhe një ukrainas pro-rus 26 vjeçar u arrestua në aeroportin e Parisit pasi i shpërtheu një bombë artizanale që mbanë me vete. Në mars një zjarr në një magazinë në lindje të Londrës solli dy arrestime për zjarrvënie dhe asistim të inteligjencës së huaj, saktësisht Rusinë. Një zëdhënës i shërbimeve të sigurisë së Estonisë tha për CNN se aktivitetet ruse janë përshkallëzuar muajt e fundit. “Kemi arrestuar 10 të dyshuar si të përfshirë në aktivitete hibride kundër sigurisë së Estonisë”.

Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54