Kina është duke zhvilluar një armë sekrete, një dron nënujor i cili mund të gjurmojë e shkatërrojë cdo nëndetëse armike pa ndërhyrjen e njeriut. Roboti sulmues është testuar për herë të parë në ngushticën e Tajvanit përpara një dekade, por lajmi bëhet i ditur vetëm tani, kur duket se arma është gati. Projekti për krijimin e këtij droni u financua nga Partia Clirimtare e Popullit dhe daton që në 1990-tën. Ai thuhet se arrin ta gjurmojë vetë një nëndetëse, të identifikojë origjinën e saj e më pas të lëshojë silurët.