Zyrtari më i lartë i antiterrorizmit në administratën e Presidentit Donald Trump dha dorëheqjen, për shkak të luftës në Iran, që vijon në javën e tretë. Në letrën e dorëheqjes, të publikuar në llogarinë e tij në X, Drejtori i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit, Joe Kent, thekson se “Irani nuk përbënte asnjë kërcënim të menjëhershëm për Shtetet e Bashkuara”. Sipas tij, administrata Trump e nisi luftën, për shkak të presionit nga Izraeli, ndërsa i kërkon kreut të Shtëpisë së Bardhë, që të ndryshojë kurs.