Top Channel/ ”Lufta do zgjasë”,Putin: Kemi armët më të avancuara bërthamore, por…
07/12/2022 22:50

Rusia po kërkon të “ngrijë” përkohësisht konfliktin në Ukrainë, në mënyrë që të “rigrupohet dhe më pas të nisë një ofensivë më të madhe”, tha të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Shefi i NATO-s tha se qëllimi i Rusisë është që “të përpiqet të ketë një lloj pushimi të shkurtër në mënyrë që të rimarrë trupat e saj . Nga ana tjetër në një takim me zyrtarë të lartë rus, presidenti vladimir putin la të kuptohet për një "konflikt të gjatë" në Ukrainë. Putin pranoi se trupat ruse po dezertonin në masë nga fusha e betejës dhe pretendoi se ushtria ruse nuk do të kishte nevojë të të mobilizojë më shumë trupa, një proces që ka shkaktuar trazira të konsiderueshme në Rusi. Por ai paraljmëroi se gjithësesi kërcënimi i luftës bërthamore ishte "në rritje" . “Ne nuk jemi çmendur, ne e kuptojmë se çfarë janë armët bërthamore. Ne i kemi këto mjete në formë më të avancuar dhe moderne se çdo vend tjetër bërthamor, ky është një fakt i qartë. Por ne nuk duam ti përdorim ato. “, tha ai. Ndërkohë tema e bisedimeve të paqes është shfaqur edhe një herë ditët e fundit, me SHBA-në që ofron negociata me Rusinë nëse kjo e fundit është serioze për përfundimin e luftës. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka thënë se vendi i tij ka dy kushte për përfundimin e luftës: Rusia të braktisë planet e saj të pushtimit dhe të tërheqë trupat nga toka ukrainase. Pamjet: AFP

Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21