Ndërsa ekonomia botërore dukej se po hynte në fazën e rikuperimit dhe çmimet e naftës pas ngritjes në nivelin më të lartë në 9 muaj pësuan një zbritje të fortë me 15% këtë javë, konflikti në Izrael ndryshoi perspektivën, ndërsa tregjet reaguan me rritje. Shqipëria është e varur direkt nga rajoni për importin e produkteve energjitike kryesisht nga Egjipti dhe Izraeli, ndërsa lufta mund të shkurtojë edhe furnizimin global duke sjellë ndikime për ekonominë tonë sipas ekspertëve.