Fotoja e një militanti të ISIS të arrestuar nga talebanët në Afganistan, është përhapur me shpejtësi në rrjet. Me sytë dhe duart e lidhura, ai shihet i shoqëruar nga luftëtarë talebanë. Mësohet se këta të fundit kanë nisur kontrollet intensive për anëtarë të Shtetit Islamik, grupi përgjegjës për sulmin kamikaze në aeroportin e Kabulit, që shkaktoi dhjetëra viktima.