Personat që shikoni në këtë video të bërë virale, janë pronari i luanit dhe miku i tij që kujdeset për ta ushqyer. Kafsha e rrezikshme që mbahet si mace shtëpie ndodhet në fshatin Zharrëz të Fierit. Banorët e fshatit e dinë mirë historinë e fqinjit të tyre që mban si kafshë shtëpie një luan.