Top Channel/ LSI kërkon rinumërim votash në qarkun Berat/ Shqyrtohet kërkesa ankimore në KAS!
20/05/2021 11:20

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ vendos të rinumërohen 114 kuti për qarkun e Beratit pas kërkesës së LSI-së. Në orën 14.00 do të bëhet rinumërimi i votave në KQZ dhe seanca për Beratin është pezulluar derisa të mbërrijnë kutitë e nisë shqyrtimi. PS mbështet kërkesën e LSI për të hapur kutitë në qarkun e Beratit. Përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Eridian Salianji theksoi se në kuadër të transparencës mbështet hapjen e kutive duke shprehur bindjen se rezultati në këtë qark nuk do të ndryshojë. LSI në kërkesën fillestare kërkoi hapjen e 114 kutive të votimit, por tashmë kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin 277 kutitë të të gjithë qarkut të Beratit. PS mbështeti kërkesën e parë për 114 kutitë duke nënvizuar se nëse do të ketë ndryshim rezultati nga rinumërimi i këtyre kutive, do të rinumërohen të gjitha. Përfaqësuesi i LSI-së shprehet se ka prova video ku faktohet manipulimi në zgjedhjet e 25 prillit që mund të çojnë në hapjen e kutive të votimit. “Ato vota nuk mund të rrinë në 0, ne duam të hapim të gjitha votat, edhe ato të kandidatëve edhe për subjektet, të hapen e të rinumërohen. Do na duhej pak kohë por sa i referohemi tabelës, të mbështeteshim tek kjo tabelë dhe në vijim të vazhdohej në të gjithë qarkun Berat”, tha përfaqësuesi i LSI-së në KAS, Altin Kaziaj.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41