Top Channel/ LSI kërkon rinumërim votash në qarkun Berat/ KAS vendos hapjen e 114 kutive
20/05/2021 12:32

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ vendos të rinumërohen 114 kuti për qarkun e Beratit pas kërkesës së LSI-së, e cila humbi mandatin për 77 vota në këtë qark. Në orën 14.00 do të bëhet rinumërimi i votave në KQZ, ndërsa seanca për Beratin është pezulluar derisa të mbërrijnë kutitë e nisë shqyrtimi. Gjatë mbledhjes, PS mbështeti kërkesën e LSI-së për të hapur kutitë në qarkun e Beratit. Përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Eridian Salianji theksoi se në kuadër të transparencës mbështet hapjen e kutive duke shprehur bindjen se rezultati në këtë qark nuk do të ndryshojë. LSI në kërkesën fillestare kërkoi hapjen e 114 kutive të votimit, por më pas kërkoi rinumërimin dhe rivlerësimin e 277 kutive të të gjithë qarkut të Beratit. PS mbështeti kërkesën e parë për 114 kutitë duke nënvizuar se nëse do të ketë ndryshim rezultati nga rinumërimi i këtyre kutive, do të rinumërohen të gjitha. Përfaqësuesi i LSI-së u shpreh se ka prova video ku faktohet manipulimi në zgjedhjet e 25 prillit. “Ato vota nuk mund të rrinë në 0, ne duam të hapim të gjitha votat, edhe ato të kandidatëve edhe për subjektet, të hapen e të rinumërohen. Do na duhej pak kohë por sa i referohemi tabelës, të mbështeteshim tek kjo tabelë dhe në vijim të vazhdohej në të gjithë qarkun Berat”, tha përfaqësuesi i LSI-së në KAS, Altin Kaziaj. Një ditë më parë KAS vendosi me shumicë votash të anëtarëve që të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie në Berat dhe Gjirokastër. Në lidhje me ankimimet për Qarkun Berat administrata e KQZ shqyrtoi materialet zgjedhore për 24 kuti për këtë qark, për të gjetur parregullsi me kërkesë të LSI-së. Kujtojmë se LSI ka humbur një mandat në Berat për 77 vota. KAS vendosi një ditë më parë se rezultati i votimit më 25 prill për Qarkun e Gjirokastrës mbetet ai i shpallur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Top Channel/ ‘Lëvizje liberatore si 90’’, Berisha për protestën: 2000 mercenarë janë veshur…
21/10 13:56
Top Channel/ ‘Zgjidh fatin e Ramizit ose të Causheskut’, Berisha-Ramës: Dorëhiqu, ata që…
21/10 13:40
Top Channel/ ‘S’ka asnjë lëvizje Antifa’,Berisha:Në këtë protestë ka fëmijë të rritur vetëm…
21/10 13:31
Top Channel/ ‘Hipokrizi, ky s’mund të flasë për dëmtime’, Berisha për Ramën: Me narkoshtetin…
21/10 13:29
Top Channel/“Dhunë e orkestruar”,Rama me drejtuesit e bankave:S’ka lidhje me fantazmat e së kaluarës
21/10 13:06
Top Channel/ Rama: Dora ime është e shtrirë / Kryeministri fton sërish protestuesit në dialog
21/10 12:36
Top Channel/ ‘Nuk ka asnjë shans që dhuna ti imponohet kryeqytetit’, Rama: Janë të verbër, por…
21/10 12:25
Top Channel/ ‘Në Itali quhen vandalët e vegjël, këtu heronj’, Rama: Nuk do të ketë një 21 janar…
21/10 12:20
Top Channel/ “Ata me kapuç do i ndjekim ‘këmba këmbës’”,Rama: Do i ndalojmë aksesin si njerëz të..
21/10 12:20
Top Channel/ ‘I neveritur për ata që i fryjnë zjarrit të urrejtjes’,Rama:Jemi miq me Izraelin dhe…
21/10 12:13
Top Channel/ ‘Qeveria do paguajë 50% të qirasë së studentëve’, Rama: Shtëpi me interes 0 për…
21/10 12:05
Top Channel/ FT: Rusia ka ndërhyrë në protesta, BE-ja ka nisur hetim për trazirat në Francë!
21/10 12:03
Top Channel/ ‘Jashtë kësaj dhunë ka një Shqipëri me halle’, Rama: Kjo do kalojë por s’do harrojmë…
21/10 12:02
Top Channel/’Histeri dhune’, Rama takim me drejtues të Bankave:Kjo lidhet edhe me atë që po ndodh…
21/10 12:02
Top News- “Edi Rama zgjat fundin e tij të pashmangshëm”, Berisha: Të mbështesim studentët
20/10 19:26
Top Channel/ Balla flet për ligjet e integrimit që kanë marrë OK, nga BE dhe duhen miratuar
20/10 12:22
Top Channel/ Rama fton në dialog të rinjtë, kryeministri takon drejtuesit e gjimnazeve
20/10 12:21
Top Channel/ “Kush dhunon do të ndiqet nga hija e shtetit”/ Rama: Arrestimet e policisë të ligjshme
20/10 09:26
Top Channel/ ‘Të rrish nën shiun e këtyre gurëve…’, Rama: S’ka asnjë reagim disproporcional
20/10 09:15
Top Channel/ “Po diskutojmë uljen e moshës për dënimin penal”/ Rama: Me gurin keni vetëm dy mundësi…
20/10 09:15