Pati një minutë heshtje në sheshin qendror të Prishtinës dhe pastaj turma shpërtheu në lot. Për mijëra qytetarë dënimi i ish-krerëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës me 81 vite burg në total konsiderohet i padrejtë. Me të marrë vendimin e Gjykatën Speciale, turma e qytetarëve që gjendej në sheshet e Prishtinës nisi marshimin drejt selisë së EULEX-it, ku ndodhen edhe zyrat e Dhomave të Specializuara në Hagë ku disa protestues kanë tentuar të hyjnë me forcë në oborrin e ndërtesës Ndërkaq qindra mbështetës që Shkuan në Hagë me shpresën se do festonin lirimin e ish- krerëve të UÇK-së mbetën të zhgënjyer dhe u revoltuan nga vendimi. Në shenje proteste dhe revolte ndaj dënimit te ish krerëve te UCK disa qytetare u ngjiten mbi automjetet e policisë.