Fshati Vidhishtë i Roskovecit është zgjuar këtë mëngjes i mbuluar nga heshtja dhe dhimbja. Në rrugicat e tij nuk dëgjohen më zërat e zakonshëm të banorëve. Të gjithë kanë marrë të njëjtin drejtim, drejt banesës së familjes Plaka, ku janë hapur dyert e mortit për dy bashkëshortët që humbën jetën në krimin e rëndë që tronditi mbarë vendin.