Një zjarr i madh ka përfshirë një impiant mbetjesh pranë stadiumit “Wembley”, në veriperëndim të Londrës, duke shkaktuar ndërprerjen e disa linjave të metrosë dhe shërbimeve hekurudhore në zonë. Brigada e Zjarrfikësve të Londrës (LFB) bëri të ditur se rreth 125 zjarrfikës po luftojnë me flakët në një zonë industriale në Hannah Close, në Neasden. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen shtëllunga gjigande tymi që ngrihen në qiell.