Aleati më i vjetër i Shteteve të Bashkuara, Britania, është si “mbi gjemba” nga rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe paparashikueshmëria e këtij të fundit. Qeveria e re britanike e qendrës së majtë po përgatitet për skenarët e mundshëm të Trump në politikat ekonomike dhe ato ndërkombëtare. Nga Londra njofton korrespondenti i Top Channel, Arben Manaj.