Komuniteti shqiptar në Angli ka nisur një protestë këtë të shtunë në Westminster Bridge, afër parlamentit. Emigrantët shqiptarë janë duke protestuar kundër retorikës së ashpër në kufijtë e racizmit, artikuluar dy javë më parë nga sekretaria e Punëve të Brendshme Suela Braverman.