Dy ushtarë të tjerë rusë janë dënuar me heqje lirie për krime lufte në Ukrainë. Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov kanë marrë dënimin me 11 vjet e gjysmë burg secili për bombardimin e një qyteti në lindje të vendit. Ky është vendimi i dytë që jepet me akuzën për krime lufte që nga fillimi i pushtimit rus në 24 shkurt.