Në Qafën e Predelecit, në Kelmend të Malësisë së Madhe, u zhvillua “Logu i Bjeshkëve”, festivali unik që prej dekadash promovon vlerat dhe traditat më të bukura të malesise. Mes këngëve e valleve , vajzat e veshura me xhubletën tradicionale parakaluan para jurisë, e cila zgjodhi më të bukurën e Bjeshkëve për vitin 2025. Fituesja e këtij edicioni u shpall Aurela Lulaj, e cila u kurorëzua nga vetë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.