Top Channel/ Listat mbeten të mbyllura, GJK rrëzon kërkesën e 7 partive për Kodin Zgjedhor
04/12/2024 19:35

Gjykata Kushtetuese rrëzoi PEZULLIMIN e ndryshimeve të kodit zgjedhor të kërkuar nga partitë e vogla që u bënë bashkë kundër paktit pd-ps për mbylljen e listave. Ndërsa në ditët në vijim pritet të shprehet mbi padinë e tyre për shfuqizimin e këtyre ndryshimeve elektorale. efekt Dashamir Shehi dhe Lulzim Basha edhe pse nuk janë rreshtuar në një koalicion bashkuan forcat me disa parti të reja për të hedhur poshtë marrëveshjen që Sali Berisha bëri me Edi Ramën për formulën e re të zgjedhjes së deputetëve. Të vegjlit i parashtruan argumentet e tyre trupës kushtetuese se pse marrëveshja mes PS dhe PD nuk duhet lënë në fuqi. Këta kanë ngritur një gardh dhe nuk po lënë konkurrimin e kundështarëve politikisht. Ndryshimet në kodin elektoral parashikojnë që 100 deputetë të jenë emra të sigurtë në Parlamentin e ardhshëm si preferencë e kryetarit dhe vetëm 40 e zgjedhësve, por kjo formulë në argumentet e juristëve që përfaqësuan zërin e të vegjëlve ne Kushtetuese është e padrejtë. Gjykata Kushtetuese ka 30 ditë kohë për tu shprehur mbi padinë e 6 partive te vogla dhe 4 deputeteve demokrat që kryesohen nga Lulzim Basha, por pala paditëse pret që trupa e gjyqtareve të flasë para se kreu i shtetit te dekretoje datën e zgjedhjeve.

Top Channel/ “Veliaj gaboi, s’e gjykoj”, Rama bën përgjegjës Ndrecën, flet për fitore më 9 maj 2027
21/11 15:05
Top Channel/ Incident pas Asamblesë së PS së Tiranës, Rama përshëndet me dorë studentët protestues
21/11 13:30
Top Channel/ “Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama kritikon Veliajn
21/11 13:18
Top Channel/ Rama: Kush sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, nuk do të ketë më vend në PS
21/11 13:10
Top Channel/ Berisha: Regjistrimi i çështjes penale ndaj Spiropalit, përdorim politik i SPAK-ut
21/11 12:43
Top Channel/ Në Asamblenë e PS-së, kryeministri thotë se qytetarët paguajnë “haraçin e pamerituar”
21/11 12:39
Top Channel/ Asambleja e PS-së së Tiranës në Akademinë e Arteve, mbërrin Belinda Balluku
21/11 11:11
Top News- Veliaj mesazh Asamblesë së PS: Historia nuk zëvendësohet nga pushteti i pamerituar
21/11 10:47
Top News- Vjen reagimi i parë nga PS për Elisa Spiropalin, thyhet heshtja nga ana e socialistëve
20/11 20:12
Top Channel/ ‘Kjo që keni sjellë ju është ligj’, Bylykbashi për ‘tubimet’ te Ligjet: Ky një bypass..
20/11 14:14
Top Channel/ Ndryshimet në ligjin për ‘Tubimet’, Komisioni i Ligjeve shqyrton aktin normativ
20/11 13:26
Top Channel/ Miratohen ndryshime në ligjin e Akcizave, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe tatimi…
20/11 10:48
Top Channel/ ‘Ligjet’ votojnë nen për nen ndryshimet në proçedurat Tatimore, opozita kundër
20/11 10:48
Top Channel/ Miratohet në tërësi Ligji për taksat kombëtare të ndryshuara në Republikën e Shqipërisë
20/11 10:37
Top Channel/ Komisioni i Ligjeve voton në tërësi projektligjin për buxhetin 2027
20/11 10:30
Top News- Miratohen kufizimet për protestuesit/ Debate në Komision, PD: Do e çojmë në Kushtetuese
19/11 22:34
Top Channel/ Berisha kërkon rrëzimin e buxhetit, thirrje për protestë më 28 Nëntor
19/11 15:33
Top Channel/ Buxheti 2027, kërkohen shtesa. 8 institucione kërkojnë fonde…
19/11 15:32
Top Channel/ “930 milionë euro para xhepi”, Berisha: Pensionistët marrin vetëm 1% të GDP
19/11 13:27
Top Channel/ Votohet buxheti 10 mld euro, do rikthehet në komisione për t’u shqyrtuar nen për nen
19/11 12:06