Top Channel/ Lista e plotë, Rama rinovon PS, kryeministri vë senatorët në listat e hapura
12/03/2025 23:38

Kryesocialisti Edi Rama zyrtarizoi ekipin që do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në të gjitha qarqet e vendit. Lëvizje surprizë, emra të rinj, por edhe ministra që kanë të sigurt karrigen në Parlament. Është kjo panorama e listës me kandidatët për deputetë të Edi Ramës, i cili vjen më 11 Maj me një rinovim të Grupit Parlamentar të PS, ndërsa vendos të gjithë senatorët në garë në listë të hapur. Kryeministri Edi Rama kryeson listën e mbyllur të socialistëve në Qarkun e Tiranës, ndërsa figura të vjetra të PS, si Erjon Braçe, Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri dhe Arben Pëllumbi do duhet të luftojnë për vota për të siguruar një tjetër mandat në kryeqytet, pasi janë renditur në listën e hapur. Ashtu siç ishte paralajmëruar, një pjesë e madhe e listës është e përbërë nga figura të reja, shumica e të cilëve janë pjesë e platformës “Deputeti që Duam”. 12 drejtuesit e qarqeve të PS, që e kanë vendin të sigurt në listën e mbyllur, prezantuan emrat e kandidatëve për secilin qark. Binte në sy tendenca e selisë rozë për një listë të diversifikuar, me një përqindje të lartë të grave dhe rinisë. Në Shkodër lista e mbyllur kryesohet nga Marjana Koçeku, një prurje e re nga platforma “Deputeti që Duam”, ndërsa deputetët aktualë të qarkut, Edona Bilali dhe Frrok Gjini, do të jenë në listën e hapur. Paulin Sterkaj dhe Agron Çela largohen, ndërsa ky i fundit ka futur në listën e sigurt vajzën e tij, Xhenis Çela. Durrësi kryesohet në listë të sigurt nga deputetja aktuale Klodiana Spahiu, ndërsa në listën e hapur janë vendosur shumë emra të rinj. Në Fier udhëheq zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ndërsa mandat të sigurt ka edhe ministri i Financave, Petrit Malaj, i ndjekur nga tre emra të rinj, që do të zënë ulëse nga radhët e PS në Kuvend. Në Korçë kryeson në listë të sigurt Niko Peleshi, ndërsa e ndjekin zëvendësministrja Romina Kuko dhe Gentin Lakollari, nënkryetar i Bashkisë së Devollit. Largohen nga ky qark emrat e njohur si Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylameti, të cilat do të jenë në listën e hapur të Tiranës. Në Elbasan i pari është Arbjan Mazniku si drejtues qarku, i cili ndiqet nga ministrja Bora Muzhaqi dhe deputetja Evis Kushi. Kjo e fundit mbetet në listën e sigurt, edhe pse ka qenë deputete për tre mandate. Listës i janë shtuar gjithashtu emra të rinj. Në Lezhë dy të sigurtët janë Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj. Dy qarqet me numër të ulët mandatesh, Gjirokastra dhe Kukësi, do të kenë në listë të sigurt vetëm drejtuesit politikë, përkatësisht Mirela Kumbaro dhe Eduart Shalsi, ndërsa emrat e tjerë renditen në listën e hapur.

Top Channel/ Flakë dhe tym te ‘Zogu i zi’, protestuesit djegin kazanët, heqin hekurat ndarëse dhe…
14/11 16:25
Top News – Berisha: SPAK është seksion i PS, zbaton urdhrat e Edi Ramës
14/11 16:24
Top News – Berisha s’ndal akuzat: Kushdo që ka grabitur, do të mbajë përgjegjësi
14/11 16:24
Top News – Berisha thirrje për protestë: Të largojmë Edi Ramën, të keqen më të madhe
14/11 16:23
Top News – Berisha: Samiti i NATO-s u anulua për shkak të lidhjeve të tij me krimin
14/11 16:23
Top News -Rama: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq, Ballukun nuk e kam mbrojtur!
14/11 16:19
Top News – Zgjedhjet vendore/ Rama në Asamblenë e PS: Duhet disiplinë ose s’ka fitore!
14/11 16:19
Top News – Protestat/ Rama: Flamingot dëgjuam, krijuam Praninë Besnike për të shqyrtuar çdo hall!
14/11 16:18
Top News – Asambleja/ Rama: Faqja e fundit drejt BE-së, përgatitjet për traktatin e anëtarësimit
14/11 16:18
Top Channel/ “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, protestuesit hedhin koshin e mbeturinave ndaj policëve
14/11 16:17
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Ervin Demo dhe Albana Koçiu marrin drejtimin…
14/11 15:36
Top Channel/ Kryetari i PD komenton Asamblenë e PS, mesazh dhe Spiropalit: Kundër…
14/11 15:16
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 pritet të nisin përgatitjet
14/11 15:14
Top Channel/ A u kërkua përjashtimi i Spiropalit nga PS? Klosi: Ajo është anëtare e partisë
14/11 15:11
Top Channel/ Rama për Ballukun: E mbrojta sepse s’kishim pse ta paraburgosnim një kolege pa gjyq
14/11 15:06
Top Channel/Rama i përgjigjet protestës: Jam krenar për PS, vetëm ne funksionojmë me kronometër
14/11 15:05
Top Channel/Rama tregon incidentin në Dublin: “Me erdhi një vezë irlandeze…”
14/11 15:04
Top Channel/ Rama në Asamble: Të mobilizohet çdo qelizë e Partisë Socialiste
14/11 15:02
Top Channel/“Protesta u instrumentalizua politikisht”,Rama: U kthye në ofensivë dhune
14/11 15:02
Top Channel/ Tirana sot është kryeqytet europian, Rama: Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë
14/11 14:56