Protestuesit janë mbledhur para Gjykatës Penale, ku kanë bërë thirrje për lirimin e personave të arrestuar gjatë protestës dhe kërkonin arrestimin e funksionarëve të lartë. “Jemi me ju”, kanë thirrur protestuesit para ambienteve të gjykatës, duke shprehur solidaritetin e tyre me personat që ndodhen nën masat e sigurisë pas protestës së zhvilluar pak ditë më parë.