Top Channel/Lirohet “i tmerrshmi” i Beratit! I dënuar përjetë për vrasje, Kuqo përfitoi nga amnistia
03/06/2024 19:30

Ka përfituar nga amnistia penale për të cilën ministri i drejtësisë këmbënguli se nuk janë emra të rëndësishëm edhe Aleksandër Kuqo, njohur ndryshe, si i tmerrshmi i Beratit. Nga një i dënuar i përjetshëm prej gjykatës së Milanos, 58 vjecarit ju falën një vit e gjashtë muaj burgim nga amnistia më e fundit. Ndërkohë që kishte fituar edhe nga një amnisti më e hershme një ulje të përafërt. I kthyer në një protagonist përmes të cilit u kuptuan defektet me drejtësinë, Kuqos së Beratit që ishte konsideruar fajtor në 1999 nga drejtësia italiane për vrasje me paramendim, trafik të femrave për prostitucion dhe mbajtje armësh luftarake , në Shqipëri ju konvertua dënimi në 21 vite burgim. Ky vendim i gjykatës së Fierit që hyri në fuqi menjëherë solli arresitmin e tij në 2003, por që u pasua nga një tjetër skandal, lirimin. Një duzinë mjekësh , por edhe një prokuror dhe gjyqtar që aprovuan lirimin përcaktuan diagnozën e problemeve të shëndetit mendor të të burgosurit, të shfaqura në qeli. Riarrestimi i Aleksandër Kuqos ndodhi sërisht në 2006 dhe prej atëherë i burgosuri përmes përfaqësuesve të familjes hapi beteja të tjera në gjykata, mes tyre ulje dënimi, lënie të burgut të Zaharisë, dhe zëvendësim mase nga mjekim i detyruar psikiatrik në mjekim të detyruar ambulator nën kujdestarinë e familjes. Vec Aleksandër Kuqos nga nga amnistia ka përfituar edhe Abedin rexha i dënuar vite më parë për vrasjen e mjekut Behar Kastrati . Ndërkohë që spak menjëherë mbas hyrjes në fuqi të ligjit pranoi zyrtarisht për TCH se nga prditësimi i të dhënave rezultonte se 40 persona kishin përfituar nga përjashtimi i dënimit dhe rreth 60 persona , ishin subjekt i përfitimit të uljes së dënimit sipas këtij ligji. Numri i personave të cilët janë liruar nga burgu si rezultat i uljes se dënimit është 15 persona pohoi SPAK. Për cështjen e amnistisë Ministri i drejtësis ëUlsi Manja raportoi në parlament, dhe ndryshe nga cfarë kishte garantuar gjatë seancave për projektligjin se asnjë i dënuar për korrupsion nga gjykata e posacme nuk lirohej, ministri pranoi se kishte patur edhe të korruyptuar që ishin liruar nga amnistia, por asnjë prej tyre nuk ishte simbol i korrupsionit.

Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52
Top News- Aksident me vdekje në aksin Berat-Dimal/ Automjeti përplas 63-vjeçarin me biçikletë
27/10 16:10
Top Channel/ Protesta te ministria e arsimit e qetë. Studentët mblidhen për protestën e përditshme
27/10 15:46
Top Channel/ Debat te “Ligjet” për Guvernatorin e Bankës, përplaset Zaçaj e Gjiknuri
27/10 15:35
Top Channel/ Tetori rozë, në Prrenjas shkon mamografia e lëvizshme, kontrolle për kancerin e gjirit
27/10 15:29
Top Channel/ Plagoset këngëtari në Shkodër. Taulant Hoti qëllohet teksa pinte kafe
27/10 15:27
Top News – “Dialog urgjent për paketën fiskale”, Bizneset kundërshtojnë propozimet
27/10 15:26
Top News – ‘Të shtunën me studentët’. Berisha thërret një tjetër protestë kombëtare
27/10 15:24
Top Channel/ Mbledhje online si në kohë lufte! Deputetët e PS votojnë nga shtëpia e makina
27/10 15:21
Top Channel/ Në ditën e 15-të të protestës, një pjesë e studentëve të Mjekësisë kthehen në auditore
27/10 15:13
Top News – Ngërçi për rregulloren e GJKKO. Meta: Kuvendi dhe KLGj të reagojnë po cenohen të drejtat
27/10 14:56
Top News – Qeveria jep me një dorë, merr me dy/ Koston e uljes së TVSH-së shportës e paguan biznesi
27/10 14:48
Top Channel/ “Poshtë diktatura…”, studentët e mjekësisë para ministrisë së Arsimit
27/10 14:41
Top News – Plagoset këngëtari në Shkodër. U qëllua nga një person i maskuar, teksa po pinte kafe
27/10 14:31
Top News – Bizneset kundër paketës fiskale. Godet prodhimin, kërkohet ndryshimi i draftit
27/10 14:16
Top News – Shtyhet gjyqi ndaj Veliajt. Edhe avokatët e ndihmës juridike bojkotojnë GJKKO
27/10 14:05
Top News – ‘Po mbroni korrupsionin e Ballukut’. PD bojkoton punimet e komisioneve parlamentare
27/10 13:32
Top Channel/ “Flisni për dhunën në protestë”, Përplasje Tabaku-Bido: E bëjmë nëse…
27/10 13:31