Top Channel/ Lirohen pesë komplotistët, u arrestuan për sulm ndaj bazës amerikane në Angli
28/09/2026 20:08

Policia britanike kundër terrorizmit njoftoi lirimin me kusht të pesë personave të arrestuar për komplotin e dyshuar pranë bazës ajrore Fairford. Autoritetet angleze deklaruan se të pesë personat janë shtetas britanikë, të moshës mes 20 dhe 25 vjeç, dhe pavarësisht lirimit me kusht, hetimi ndaj tyre do të vazhdojë. Të rinjtë u arrestuan, pasi banorë të zonës njoftuan policinë për tre automjete që po lëviznin drejt bazës ajrore në Gloucestershire, e cila përdoret nga forcat ajrore amerikane në operacionet e saj kundër Iranit. Ata u ndaluan nën dyshimet për përgatitjen e një akti terrorist, dhe autoritetet britanike dyshojnë se po vepronin në emër të një shteti të huaj. Autoritetet në Britani po hetojnë nëse Irani fshihet pas komplotit të dyshuar në bazën e përdorur nga amerikanët, por në një reagim të hënën, ambasada e Republikës Islamike të Iranit në Londër hodhi poshtë përfshirjen e Teheranit. Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Shabana Mahmood, tha në një konferencë për media se hetimi kundër terrorizmit ndaj sulmit në Fairford shërben si një kujtesë se “në një kohë kërcënimi në rritje, të gjithë duhet të qëndrojnë vigjilentë”. Ajo iu drejtua me një mesazh të qartë të gjithë atyre që tentojnë të kryejnë sulme në tokën britanike, teksa u shpreh se “Ju kurrë nuk do të na mposhtni”. Pas ngjarjes në bazën ajrore u evakuuan 85 familje të fshatit dhe policia rrethoi gjithë zonën, ndërsa Sekretarja e Brendshme njoftoi se tashmë zona është e sigurt dhe banorët e prekur po kthehen në shtëpitë e tyre.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00