Të lirohen, por me kusht që të mos i afrohen kantierit të ndërtimit”. Ky është vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër për banorët e Rrjollit, të cilët u bënë pjesë e protestës së dhunshme ku u dëmtuan makineritë e punës së kompanisë që po ndërton resortin aty. Banorët thonë se ky vendim është absurd, pasi aty kanë shtëpitë dhe tokat e tyre. Pas protestës, rreth 25 banorë u morën në hetim nga Policia e Shkodrës; disa u arrestuan, të tjerë u proceduan penalisht, ndërsa 11 prej tyre u vetëdorëzuan në polici.