Top Channel/ Lirohen disa hapësira publike në Tiranë, procedohen penalisht 7 administratorë lokalesh
17/07/2025 11:32

Vijojnë kontrollet në kryeqytet për gjetjen dhe lirimin e hapësirave publike të zaptuara në kryeqytet. Uniformat blu njoftuan se kanë sekuestruar 330 objekte të disa lokaleve rreth stadiumit “Arena Kombëtare”, të cilat ishin vënë pa autorizim. Njoftimi i policisë: Lirohen hapësira publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare”. Procedohen penalisht 7 administratorët e lokaleve që kishin zënë hapësirat. Hiqen dhe sekuestrohen rreth 330 objekte që iu shërbenin këtyre aktiviteteve ekonomike dhe ishin vënë pa autorizim. Procedohet penalisht dhe një 40-vjeçar që kundërshtoi punonjësit e IMT-së, gjatë veprimeve për lirimin e hapësirave. Në vijim të monitorimin intensiv në terren dhe verifikimeve që po kryhen me objektiva: konstatimin e rasteve të zënies së kundërligjshme të hapësirave publike, nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore dhe lirimin e këtyre hapësirave, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake dhe ato të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, konstatuan se hapësira publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare” ishin zënë në kundërshtim me ligjin. Hapësirat (trotuare dhe vendkalime këmbësorësh) ishin zënë me tavolina, ulëse dhe çadra, për llogari të 7 lokaleve përreth stadiumit. Në lidhje me këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për administratorët e subjekteve, shtetasit: A. S., N. R., Xh. B., M. S., K. M., L. L. dhe B. K., për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 40 vjeç, punonjës në njërin prej lokaleve, pasi kundërshtoi punonjësit e IMT-së, gjatë kryerjes së detyrës. Kontrollet dhe verifikimet vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të metëjshme.

Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit tentojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë ‘Zogun e zi’, vazhdojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
14/11 16:21
Top Channel/ Tensionet e para në protestë, i vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nuk reagon
14/11 15:42
Top Channel/ Protesta kundër Ramës/ Sot është lajmëruar mbajtja e një tjetër tubimi proteste
14/11 15:37
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren
14/11 15:12