Pas një seance maratonë që zgjati rreth 5 orë gjykata e tiranës nxorri nga qelia 19 protestuesit e arrestuar pas trazirave të shkaktuara në tubimin e 2 korrikut para parlamentit ku deputetë, policë dhe punonjës të medias u sulmuan nga protestuesit. Në atë tyubim 15 punonjës policie u lendiuan dhe një mjet I bluve u shkatërrua me sende të forta. Pas kërkesës së prokurorisë dhe analizimit të provave të paraqitura gjykata vendosi që 2 prej të ndaluarve të hetohen në masën e siguurisë arrest në shtëpi, 12 të tjerët në detyrim paraqitje ndërsa për 5 të tjerët hetimi do të vijojë pa asnjë masë.