Videoja emocionuese që tregon momentin kur 9 vjecari izraelit Ohad Munder, një nga pengjet e liruara nga Hamasi, vrapo të takojë të atin në spitalin, bëri menjëherë xhiron e rrjetit. Ohadi mbushi 9 vjec teksa mbahej në Gaza së bashku me nënën e tij Keren dhe gjyshen Ruti, edhe ato të liruara gjithashtu. Perqafimi i sigurtë i të atit shënoi dhe fundin e makthit të tij dhe të familjarëve të vet.