Kryeministri Edi Rama reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale për procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Hagë, të cilët në 16 shtator përgatiten të dëgjojnë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara. Thaci së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin mbahen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, akuzohen nga Prokuroria Speciale për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për veprat penale: vrasje, torturim dhe përndjekje të kryera gjatë luftës në Kosovë të vitit 1998-99.