Në shikim të parë duket si një vepër arti, por për banorët e fshatit turistik Matala të Kretës është shumë më tepër se kaq. Kjo lirë gjigante, me gjatësi 8 metra dhe peshë 600 kilogramë, është ndërtuar për të nderuar simbolin më të njohur të traditës muzikore të ishullit. Pas saj fshihet historia e bukëpjekësit 42-vjeçar, Mihalis Zouridakis i cili për gjashtë muaj la çdo ditë punën e tij për të ndjekur një ëndërr që sot synon një rekord botëror.