Top Channel/ Liqeni i Ohrit kthehet në pistë maratone, 550 atletë nga 30 vende garojnë në Pogradec
26/07/2026 12:45

Mbi 550 vrapues nga më shumë se 30 vende të botës morën pjesë në edicionin e katërt të Maratonës Ndërkombëtare “Enkelana”, e organizuar në qytetin e Pogradecit. Eventi sportiv mblodhi atletë profesionistë dhe amatorë, të cilët garuan në dy disiplina, 21 dhe 11.5 kilometra, përgjatë itinerarit panoramik buzë Liqenit të Ohrit. Në garën e 21 kilometrave, vendin e parë për meshkuj e fitoi Tirron Mamusha nga Kosova, ndërsa në kategorinë e femrave triumfoi Gresa Bakraçi. Të dy fituesit vlerësuan nivelin e organizimit dhe veçantinë e itinerarit, duke e cilësuar Maratonën “Enkelana” si një aktivitet me standarde ndërkombëtare. Në kategorinë e 11.5 kilometrave, fitues për meshkuj u shpall Albert Abazi nga Kërçova, ndërsa te femrat vendin e parë e mori atletja shqiptare Kristina Pura. Pas përfundimit të garës, fituesit shprehën kënaqësinë për pjesëmarrjen dhe atmosferën sportive që ofroi Pogradeci. Organizatorët theksuan se Maratona Ndërkombëtare “Enkelana” po konsolidohet çdo vit si një nga aktivitetet më të rëndësishme sportive në vend, ndërsa bënë të ditur se eventi do të vijojë të zhvillohet në Pogradec edhe për pesë vitet e ardhshme, me synimin për ta kthyer qytetin në një destinacion të rëndësishëm të atletikës në rajon.

Top News- “Shpejt, shpejt se u dogj!”, zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër
11/11 22:33
Top News- “Flamingot rezultat i urrejtjes ndaj Trump”, Rama: Regjimi iranian ka duart e veta
11/11 22:14
Top Channel/ ‘Askush nuk pretendon që është i imunizuar nga korrupsioni ‘, Rama:Janë sistemet që…
11/11 22:07
Top Channel/ ‘Motoja ime thuaj atë që mendon, bëj atë që të thonë’, Rama nga Dublini:Askush s’na..
11/11 22:05
Top Channel/’Kemi 95% të shërbimeve tona online’,Rama nga Dublini: Inteligjenca artificiale bekim…
11/11 21:51
Top Channel/ Rama flet nga Dublini për Zvërnecit: Asnjë favor ndaj Kushner, s’kemi asgjë për…
11/11 21:37
Top News- Protestat vijojnë në Tiranë/ Nuk ka dialog, kërkohet largimi i kryeministrit
11/11 21:35
Top Channel/ ‘Putini e nisi luftën për të luftuar edhe Europën’, Rama: BE një mozaik demokracish…
11/11 21:32
Top Channel/ ‘Regjimi i Iranit ndezi protestat’,Rama:S’ka më flamingo, por zogj nga e djathta dhe…
11/11 21:20
Top Channel/ ‘Revolucioni i flamengove një urrejtje kundër Trump’,Rama:Gjetën bulevardin tonë për…
11/11 21:18
Top Channel/ Rama nga Dublini: Moment kulmor për ne, gjërat që dukeshin të pamundura tani…
11/11 21:04
Top Channel/ ‘Serbia po kalon situatë eksperimentale’, Rama:Fantazmat e të shkuarës po e përndjekin…
11/11 20:58
Top Channel/ ‘2027 ambicioz por i mundur’, Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE një proçes…
11/11 20:55
Top Channel/ Ushqime pa etiketa në markete, TCH zbulon shkeljet, produkte pa informacion
11/11 20:11
Top Channel/ Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë, Ferit Hoxha takon homologen në Budapest
11/11 19:48
Top Channel/ Protesta e studentëve, marshim paqësor nga Ministria e Arsimit te kryeministria
11/11 19:44
Top Channel/ PS i mbyll derën Veliajt! Kryebashkiaku: Ngrini komision për kërcënimet e Ramës
11/11 19:38
Top Channel/ Taksistët në protestë, ankohen për çmimet, konkurrencën dhe mjetet ilegale
11/11 19:37
Top Channel/ Buxheti, 10 mld euro për 9 minuta! Miratohet në kohë rekord tek “Ekonomia”
11/11 19:33
Top News – Balla i përgjigjet Veliajt për kërkesën e hetimit parlamentar
11/11 17:15