Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po merr përmasa shqetësuese. Sipërfaqe të tëra mbetjesh urbane, bidonë plastikë dhe materiale të ndryshme që pluskojnë mbi ujë po krijojnë një panoramë të rëndë mjedisore. Ndotja është më e theksuar në afërsi të brigjeve të liqenit, duke shkaktuar dëme të mëdha në ekosistemin ujor, por edhe në potencialin turistik të zonës.