Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zëvendës kryeministrja, Belinda Balluku, inspektuan punimet në kantierin e projektit për ndërtimin e linjës së re hekurudhore Tiranë – Rinas – Durrës, ndërkohë që brenda Tiranës, ku do të ketë tre stacione, do të vijë vetëm një trase e trenit elektrik. Veliaj dhe Balluku ndanë lajmin e mirë se ky projekt pritet të përfundojë në vitin 2024.